Nëse keni pranë një grua të këtyre shenjave të horoskopit, konsiderojeni veten me fat

by admin
Spread the love

Meshkuj, nëse keni pranë një femër të këtyre shenjave të horoskopit, duhet ta konsideroni veten me fat. Duhet gjithashtu të përpiqeni t’i bëni ato të ndihen speciale.

Peshqit
Nj
ë femër e shenjës së Peshqve është e vështirë, në kuptimin që çdo gjë për të duhet të jetë e lidhur me emocione të forta. Ajo mendon thellë për gjithçka dhe ka një zemër të artë. Edhe pse mund të duket e ndrojtur, në të vërtetë është duke vëzhguar gjithçka që e rrethon. Ndjeshmëria është cilësia që e bën atënjë partnere fantastike. I merr gjithmonë në konsideratë ndjenjat e të tjerëve dhe nuk është asnjëherëtendencioze. Besnikëria është gjithashtu një cilësi që e dallon, ndaj nëse ta jep zemrën e saj, dije se je i vetmi që ke vlerë për të. Një femër e shenjës së Peshqve bën gjithçka për personat që do, aq sa mund të tëbëjë të ndihesh i turpëruar kur mund të bësh pak për të tjerët. Por për të, t’i shohë njerëzit të lumtur, ështëdiçka që e bën edhe atë të lumtur.

Shigjetari
Një femër e shenjës së Shigjetarit është totalisht altruiste, në të gjitha kuptimet e botës. Do të shohëpërherë në fillim problemet e të tjerëve, përpara se të zgjidhë problemet e veta. Nuk i kritikon asnjëherë tëtjerët, as i vë në dukje mangësitë e tyre. Përkundrazi, i kupton defektet e veta dhe mundohet përherë t’i ndreqë ato. Është gjithmonë personi më i fortë në marrëdhënie. Duke qenë një person i motivuar dhe i orientuar për të arritur objektivat e veta, do të kërkojë që edhe partneri i saj të bëjë të njëjtën gjë. Nëmomentin që ajo vendos të dojë dikë, lufton pamasë për të. Të duash një femër të shenjës së Shigjetartit do të thotë të jesh mashkull me të vërtet fatlum.

Luani
Si fillim, një femër e shenjës së Luanit mund të duket mjaft e ndrojtur, deri në momentin që do ta njohësh mirë dhe do ta kuptosh se është shumë ndryshe. Është mjaft ambicioze dhe punon fort për të arritur objektivat e veta, gjë që nënkupton se personat që vendos të mbajë pranë vetes, janë persona me vlera. Është shumë përzgjedhëse për personat, me të cilët vendos të kalojë kohën e saj të lirë. Si partnere, ështëshumë mbrojtëse për personin që do. Nuk lejon askënd ta lëndojë, për aq kohë sa ajo është e pranishme. Në momentin që do ta bësh për vete një femër të kësaj shenje, dije se ke për t’u ndjerë realisht fatlum. Ajo do të bëjë gjithçka vetëm për të të parë të lumtur.

You may also like