Nëse e tradhëton besimin e një Luani, konsideroje veten të larguar nga jeta e tyre. Ata nuk tallen

by admin
Spread the love

Një person i shenjës së Luanit ka nevojë për shumë vëmendje. Nuk mjafton vetëm t’i qëndrosh pranë, por nevojitet ta mbështesësh vazhdimisht. Ai ka nevojë të dijë se mund të mbështetet tek ty në vështirësi, edhe pse në fund dëshiron t’ia dalë vetë mbanë gjithçkaje. Mirëpo, i mjafton thjesht të të ketë pranë dhe kjo gjë e bën të ndihet më mirë dhe më i qetë.

Kur një person i shenjës së Luanit ka një shqetësim, kjo gjë dallohet menjëherë. Fillojnë të kenëçrregullime të gjumit, sepse gjatë ditës merren me aq shumë gjëra saqë nuk kanë kohë të mendohen për problemet e tyre, ndërsa gjatë natës i mendojnë ato dhe fillojnë të vuajnë nga pagjumësia.

Një gjë që duhet shmangur me një person të shenjës së Luanit, është të mos tregosh interes për ngjarjet e jetës së tij. Nëse ai e kupton se je distancuar, fillon të të largojë nga jeta e vet dhe do ta kesh shumë tëvështirë ta rifitosh sërish besimin dhe dashurinë e tyre.

Një person i kësaj shenje do që t’i ketë gjërat nën kontroll. Është një instinct natyral i tij, pasi duke i pasur gjërat nën kontroll, ndihet më i qetë. Nëse mundohesh t’i prishësh ekuilibrat e tij, rrezikon seriozisht ta humbasësh. Një gjë tjetër e rëndësishme është se nuk duhet ta tradhëtosh besimin e tij. Një Luan e ndërton çdo raport me të tjerët mbi bazën e respektit. Ndaj, duhet të bësh kujdes mos ta zhgënjesh. Edhe pse duket si një person i fortë, realisht përbrenda ka një shpirt të ndjeshëm që preket shumë nga ngjarjet që i ndodhin.

Nëse nga jashtë ju duken persona tepër të vështirë dhe të fortë, dijeni se ajo është thjesht aparencë. Personat që arrijnë të fitojnë besimin e tyre, arrijnë edhe t’i njohin realisht dhe nuk janë të tillë. Janëshumë të dashur dhe i respektojnë pamasë personat, të cilët kanë fituar besimin e tyre.

You may also like