Nëntë vite pa Paul Walker! Vin Diesel: Më mungon, të dua!

by admin
Spread the love

Më 30 nëntor të vitit 2013, pikërisht 9 vite më parë, aktori i njohur i sagës së filmave “Fast and Furious”, Paul Walker humbi jetën në një aksident tragjik me makinë. Ndarja e tij nga jeta trishtoi këdo që e njihte aktorin, por edhe shumë fansa të tij në botë, të cilët e kujtojnë ende edhe sot e kësaj dite.

E një prej tyre është edhe aktori tjetër i njohur i filmave “Fast and Furious”, Vin Diesel, i cili ka pasur një marrëdhënie më shumë sesa miqësore, por vëllazërore me Paul Walker-in e ndjerë. Dyshen e njohur e bashkoi pikërisht partneriteti kinematografik në sagën e filmave “Fast and Furious”.

Pikërisht ditën e sotme, me rastin e përvjetorit të nëntë të ndarjes nga jeta të aktorit, Vin Diesel ka vendosur ta kujtojë mikun e tij të vyer përmes një postimi në Instagram, ku ai ka publikuar një foto të tyre së bashku. “Nëntë vjet…të dua dhe më mungon”, shkruan Vin Diesel krahas postimit.

Kujtojmë që miqësia mes dy aktorëve ishte shumë e ngushtë, aq sa pas vdekjes së Paul Walker, Vin Dieses vendosi ta pagëzojë të bijën me emrin e aktorit, Paulina, pikërisht për të nderuar figurën e tij. Ai gjithashtu shoqëroi vajzën e Paul Walker-it në altar kur ajo i dha fund beqarisë një vit më parë.

You may also like