Nëna vrau vajzën, flasin gjyshërit e 5-vjeçares: E rrahu aq shumë, ja hoqëm ne nga duart! Kur e çova në shkollë…

by admin
Spread the love

Gjyshërit e Elena Del Pozzo, vajzës pesëvjeçare që u gjet vdekur pasi ishte vrarë me thikë nga nëna e saj, kanë folur lidhur me krimin e rëndë.

Gjyshja nga babai Rosaria Testa, mes dhimbjes për humbjen e mbesës së saj është shprehur se e kishte besuar historinë e trilluar se vogëlushen e kishin rrëmbyer tre persona me kapuç. Ajo ka treguar një rast ku e ka shpëtuar Elenën nga duart e nënës së saj, teksa ajo po e rrihte. Ajo tha se nëna e vajzës, Martina Patti, ishte autoritare dhe e vendoste ajo se kur vogëlushja do takonte gjyshërit.

Një ditë nëna e saj po e rrihte dhe ne duhej t’ia hiqnim nga duart. Atë mëngjes e çova në shkollë dhe i thashë “askush nuk të do më shumë se unë”. Ajo më shikoi dhe ma bëri të qartë se e kuptonte atë që kisha thënë. Nëna kishte një qëndrim autoritar, ajo vendoste se kur do ta sillte fëmijën tek ne”, është shprehur gjyshja para autoriteteve.

Giovanni Del Pozzo, gjyshi i vajzës ka treguar se Martina ishte një tip i mbyllur .

“Nuk e kuptojmë se si ishte e mundur një gjë e tillë, rrëmbimi ishte i pamenduar, kush mund ta imagjinonte se çfarë ndodhi? Nëna ishte një tip shumë i mbyllur.Tani kushdo që ka bërë një gjest të tillë duhet të paguajë”.

Elena Del Pozzo, vajza pesëvjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo (Catania) , u gjet e vdekur . Martina Patti, nëna e 5-vjeçares së vrarë dhe groposur në Katania ka pranuar krimin para policisë italiane. 23-vjeçarja ka rrëfyer se ishte ajo që vrau vajzën duke mos dhënë detaje për arsyen apo mënyrën se si kreu krimin.

Polica e gjeti trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte më parë gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

Elena Del Pozzo u zhduk të hënën në Tremestieri etneo. Nëna e vogëlushes  ka rrëfyer se ku ishte trupi i fëmijës, pas presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.