Nëna e tre fëmijëve, gati për luftë!

by admin
Spread the love

Një foto që po qarkullon në Ukrainë së fundmi, tregon situatën në të cilën gjendet ky vend dhe panikun që ka përfshirë popullatën e atyshme nga një sulm i mundshëm rus.

Një grua me një armë të madhe në dorë rri e pret në dritare, gati për t’u shndërruar në luftëtare për vendin e saj.

Quhet Mariana Zhaglo është nuk është ish-ushtarake. Ajo është një studiuese marketingu por që ka shprehur gadishmërinë e saj për të mbrojtur vendinn nga ndonjë pushtim i mundshëm rus.

Nënë e tre fëmijëve, ajo është fotografuar e armatosur teksa hedh vështrimin nga dritarja e banesës.

“Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet në Ukrainë, apo që këto kërcënime t’u kalohen atyre. Më mirë të merrem me këtë tani”, tha Mariana.

“Nëse vjen puna, atëherë ne do të luftojmë për Kievin, ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë”, shprehet ajo me në dorë armën e saj “Zbroyar Z-15”. /tesheshi.com/

You may also like