Nëna e Oriola Marashit tregon nëse modelja do të futet në Big Brother VIP

by admin
Spread the love

Nëna e modeles së njohur Oriola Marashi, psikologia Xhoi Jaka, ka treguar se vajzës së saj i ka ardhur disa herë ftesë nga ana e produksionit për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të njohur në Shqipëri, por ka qenë vetë Oriola ajo që e ka refuzuar për shkak të angazhime profesionale që kishte.

“Oriola ka dy kontrata dhe ndaj nuk e ka pranuar ftesën. Në krontratat që ajo ka bërë ka firmosur se nuk do të ketë asnjë dalje tjetër mediatike, megjithatë angazhimi i duhej aty. Oriola ka shumë projekte të mëdha që nuk mund ti linte pa zbatuar.”– tha mamaja e Oriola Marashit

Ndër të tjera moderatorja Sidorela Gjoni e ka pyetur Xhoi Jakaj nëse do të bëhej ndonjherë pjesë e një formati të tillë televiziv.

“Unë personalisht nuk do e bëja asnjëherë sepse imazhin tim e kam ndryshe dhe e kam kultivuar në një formë tjetër.”– tha Xhoi Jakaj.


You may also like