Nën presionin e rezultateve, Guardiola humbet pak orë para ndeshjes edhe Haaland

by admin
Spread the love

Erling Haaland nuk ka udhëtuar me skuadrën në ndeshjen që Manchester City luan në transfertë ndaj Luton.

Arsyeja e saktë përse ylli norvegjez mungon në këtë sfidë nuk është sqaruar zyrtarisht nga ana e The Citizens, edhe pse dyshohet se bëhet fjalë për një dëmtim.

Kjo është një tjetër goditje për Cityn që në ndeshjet e fundit ka vuajtur mungesën e rezultateve. Janë katër ndeshjet pa fitore në Premier League (tre barazime dhe një humbje), ndaj në sfidën ndaj Luton kërkohen medoemos tre pikët.

Por, që në fushë City tashmë duhet t’ia dalë pa Haaland me sulmuesin që në këtë sezon i kishte nisur si titullar të 15 ndeshjet e Premier League duke shënuar edhe 14 gola. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Jeremy Doku do t’ia dalë në kohë për të zbritur në fushë pas problemeve muskulore të disa ditëve më parë./ Super Sport


Top Channel

You may also like