Në vitin zgjedhor të mbrojmë demokracinë globale dhe integrimin në BE – Shqip

by admin
Spread the love

MBYLL PUNIMET KONFERENCA E MUNIHUT

Kryeministri Talat Xhaferi, e përfundoi pjesëmarrjen e tij në Konferencën e 60-të jubilare të Sigurisë në Mynih, e cila për gjashtë dekada përfaqëson një platformë për arritjen e paqes përmes dialogut dhe është një mundësi e mirë për ri-afirmimin e përcaktimit drejt rrugës euroatlantike dhe vlerave demokratike.

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Kristof Hojzgen, në mbyllje të tubimit ka deklaruar se gjatë dy ditëve në Munih kanë ndodhur shumë cështje pozitive dhe beson për një të ardhme më të ndritur.

“Ne në BE e dijmë se kanë mbetur edhe dy minuta deri në 12. Nuk mund të lejojmë luksin që të presim organizimin e mbrojtjes evropiane. Duhet të jemi të shpejtë. Lidhur me Lindjen e Afërt, zemrat na janë të thyer nga pamjet e pengjeve, por të tmerrshme ajën shifrat prej 17.000 jetimëve në Gaza. A ka shpresë? Pashë shpresë në angazhimet e Munihut, arritja e paqës përmes dialogut”, tha Kristof Hojzgen.

Me rëndësi të jashtëzakonshme është roli i ShBA-ve dhe lidershipi i tyre në sigurinë globale – thotë Kryeministri Talat Xhaferi në përmbyllje të Konferencës. Bota e lirë demokratike përballet sërish me mbrojtjen e vlerave demokratike kundër diktaturës në rritje të aktorëve autoritarë.

Kryeministri Xhaferi, së bashku me 450 liderë të tjerë politikë, përmes pranisë në panelet, bisedave joformale dhe takimeve dypalëshe, e ndau përcaktimin e Maqedonisë së Veriut në partneritet strategjik me SHBA-në, kontribut dhe anëtarësim në NATO dhe integrim i përshpejtuar në BE. Në Konferencë, u harmonizua përcaktimi për pajtim në vend të hakmarrjes, dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal – si pjesë e rrugës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thone nga Qeveria e RMV-së.

Në takimet dypalëshe me partnerë nga Evropa dhe Bota, sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, u theksua se zgjedhjet janë përcaktues për perspektivat euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, por edhe me rëndësi të madhe rajonale. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i rajonit dhe i Unionit, dhe investim gjeostrategjik në stabilitetin e kontinentit evropian dhe më gjerë./tvklan.mk

You may also like