Në vijim është seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit për gjendjen në higjienën komunale

by admin
Spread the love

 Këshilltarët e qytetit të Shkupit në seancën e sotme të jashtëzakonshme kanë votuar se ka nevojë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, për shkak të ngjarjeve me higjienën komunale. Këshilltarët kërkuan nga kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllavevski që t’u bëjë thirrje kryetares së qytetit Danella Arsovska dhe drejtoreshës së NP për Higjienë komunale të marrin pjesë në seancë dhe të debatohet në këtë seancë të jashtëzakonshme, ku pika e vetme është informata për gjendjen aktuale në higjienën komunale dhe propozimi i masave. Seanca pas mbi 20 minutave është ndërprerë me qëllim që kryetari i Këshillit, Sllavevski të kontaktojë me kryetaren e Qytetit Arsovska dhe drejtoreshën e NP Higjiena Komunale, Kosana Mazneva dhe të sigurojë praninë e tyre.

Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Marija Andonovska në fillim të seancës tha se qytetarët e Shkupit janë ballafaquar dhe ende po ballafaqohen me problemet në pjesën e higjienës komunale, por për shkak se nuk ka prani të kryetares së Qytetit të Shkupit dhe të drejtoreshës së Higjienës komunale, “për çka ata këshiiltarë do debatonin”.

“Ju lutem kryetar t’i bëni thirrje kryetares së Qytetit, drejtoreshës së Higjienës komunale të jenë në sallë, jo për shkak të këtyre këshilltarëve, por për shkak të qytetarëve”, thotë Andonovska.

Koordinatorja e grupit të këshilltarëve, të udhëhequr nga LSDM-ja, Lubica Jançeva tha se shkupjanët kanë qenë 48 orë të ngujuar në mbetiruna, e po aq orë ka pasur heshtje edhe nga ana e kryetares së Qytetit dhe drejtoreshes së Higjienës komunale.

“Neve na ndodhi katastrofë, katastrofë ekologjike. Qyteti pastrohej, pastrohet dhe tre pika. Qyteti duhet të pastrohet në vazhdimësi. NP ‘Higjiena komunale’ ka pasur problem, por për këtë shkak kemi drejtoreshë, kemi edhe kryetare të Qytetit”, thotë Jançeva.

Ajo kërkoi dorëheqje nga kryetarja e Qytetit Arsovska, pasi shkupjanët gjatë fundjavës së kaluar janë ngujuar në mbeturina.

“Kryetare, largohuni, jepni dorëheqje dhe lirojeni qytetin që të mos përjetojmë ndonjë katastrofë ekologjike”, thotë Jançeva.

Pas pushimit, këshilltarët janë kthyer në sallë, ndërsa Arsovska nuk mori pjeës në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Diskutimet vazhduan, por përsëri bëri pauzë, pasi këshilltarët përveç se diskutuan për gjendjen me higjienën komunale dhe fyerjet politike, në vijim është edhe vazhdimi i tretë i seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like