Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri 30 minuta

by admin
Spread the love

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.
Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

“Në vendkalimet kufitare në Bogorodicë për dalje nga vendi dhe Tabanoc për hyrje në vend është rritur frekuentimi, ndërsa koha e pritjes është 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./

MARKETING




You may also like