Në vend të mbrëmjes së maturës, shkova në darkë me të dashurin

by admin
Spread the love

Jonida Maliqi është një personazh që përbën gjithnjë lajm jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në daljet e saj publike.

Ajo ka qenë e ftuar mbrëmë në programin “Style Star” në rolin e anëtares speciale të jurisë, ku përveç opinioneve për stilin ka treguar edhe detaje nga jeta e saj personale.

Tema e programit ka qenë si të vishemi në mbrëmjen e maturës dhe Jonida ka treguar se ajo nuk i ka përjetuar emocionet e mbrëmjes së maturës.

”Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm 6 vajza në Liceun Artistik. Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin”, është shprehur Jonida.


You may also like