Në ushtrimet ‘Defender Europe 23’ do të marrin pjesë mbi 1000 trupa të FSK-së

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa fotografi nga Konferenca Fillestare Planifikuese, e cila po mbahet në Sarajevë, për stërvitjen më të madhe amerikane në Evropë që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, e quajtur ‘Defender Europe 2023’.

“Përgatitjet për pjesëmarrje të trupave tona në Stërvitjen më të madhe amerikane në Evropë ‘Defender Europe 23’, është njëri nga prioritetet tona kryesore gjatë këtij viti”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.

Nga Kosova, në këtë Konferencë po marrin pjesë dy oficerë, Kolonel Maqedonci dhe Major Osmani, në mesin e 300 ushtarakëve të 28 vendeve.

“Republika e Kosovës do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje të madhe dhe ne planifikojmë të marrim pjesë me dy regjimente të FSK-së që përfshijnë mbi një mijë trupa”, tregoi ministri.

You may also like