Në Tetovë arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për vjedhje

by admin
Spread the love




Policia e Tetovës dje rreth mesditës në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë ka privuar nga liria A.M.(46) dhe E.Ç.(46), të dy nga Republika e Kosovës, të cilët dyshohen se pak më parë ia kanë marrë paratë R.S (71) nga Piroku i Tetovës.

Siç informojnë nga MPB-ja, të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, të cilëve u janë gjetur paratë, të cilat janë konfiskuar dhe do t’i kthehen pronarit. Ata sot me parashtresë përkatëse do të sillen para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.


You may also like