Në Tabanoc dhe Bogorodicë për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 40 minuta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.
Në vendkalimet kufitare në Tabanoc pritet rreth 30-40 minuta, ndërsa në Bogorodicë 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga atje njoftojnë se nga data 09.08.2022 deri më 20.08.2022 në udhëkryqin e drejtimit rrugor Mavrovë – Galiçnik R-2238 për shkak të punimeve të ndërtimore (asfaltimi) komunikacioni do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në orën 16:00. Punimet do të kryhen vetëm në ditë pune.


You may also like