Në Shkup sanksionohen 203 shoferë, 34 për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 203 sanksione, prej të cilave tridhjetë e katër sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e katër sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, tetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, janë shqiptuar edhe pesëmbëdhjetë gjoba për automjete të paregjistruara, nëntë sanksione për shoferët fillestarë, tre sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), njëmbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tridhjetë e nëntë sanksione për shoferët e motoçikletave…
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, njoftoi MPB.


You may also like