Në rrjet “plasin” teoritë konspirative, Dybala është djali i trajnerit të Argjentinës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në rrugëtimin e Argjentinës drejt finales së Katar 2022, një nga ndeshjet më emocionuese rezultoi ajo ndaj Holandës të cilën skuadra e drejtuar nga trajneri Lionel Scaloni e kaloi vetëm nëpërmjet lotarisë së11-metërshave.

Sigurisht, festa ishte e madhe në kampin amerikano-latin ndërsa për të ndarë gëzimin me trajnerin Scaloni, nga tribuna zbriti edhe djali i tij i madh.

Ky i fundit kishte një ngjashmëri të madhe me Paulo Dybalën. Kaq mjaftoi dhe në rrjetet sociale nisën teoritë konspirative duke nxituar ta konsideronin lojtarin e Romës si djalin e trajnerit Scaloni.

Madje, një prej përdoruesve të Twitter, mori vëmendje të madhe me teorinë e tij se Dybala është djali i Scalonit që vjen në kombëtare nga e ardhmja për të ndihmuar Argjentinën të fitoj Botërorin dhe të shmangë në këtë formë disfatën në finale përballë Francës. Një postim që ka marrë me mijëra reagime dhe pëlqime teksa gjithçka nisi nga një ngjashmëri mes Dybalës dhe djalit të vërtetë të teknikut Scaloni./Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like