Në Prishtinë do të ketë balotazh Vitia-Rama, Ismaili ka rreth 20%, sipas sondazhit

by admin
Spread the love
728x90px

Në Klan Kosova janë prezantuar të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do të mbahen më 17 tetor.

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, në Prishtinë parashihet të ketë balotazh, ku në garë prinë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia me mbi 46 përqind i ndjekur nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama me mbi 25 përqind.

Sipas sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela, “Matjet e Opinionit Publik”, të shpalosura në emisionin Rubikon në Klan Kosova, del se në kryeqytet do të ketë balotazh mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

bekimcair

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Arben Vitia (VV) 47,98%, Përparim Rama (LDK) 26,01%, Uran Ismaili (PDK) 19,9%, Daut Haradinaj (AAK) 5,7%, Gëzim Mehmeti (AKR) 0,41%

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Arben Vitia (VV) 46,3%, Përparim Rama (LDK) 25,10%, Uran Ismaili (PDK) 19,2%, Daut Haradinaj (AAK) 5,5%, Gëzim Mehmeti (AKR) 0,4% dhe nuk e di 3,5%

ash-ads

Lajme interesante

You may also like