Në pikën kufitare “Bllacë” arrestohet një shtetas i Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 09:15, në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme” është arrestuar shtetasi i Kosovës, 45-vjeçari me iniciale F.S.

I njëjti dyshohet se përmes ryshfetit ka dashur të kalojë autobusin në pronësi të tij, edhe pse shoferi nuk kishte certifikatë adekuate.

“Gjegjësisht, rreth orës 08:50 në vendkalimin kufitar, një autobus me targa të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në vend për shkak se shoferi nuk ka pasur certifikatë profesionale të shoferit të autobusit. Shumë shpejtë, F.S., pronar i kompanisë për të cilën po voziste shoferi, ka mbërritur në vendkalim dhe kërkoi që autobusi të kalonte. Në të njëjtën kohë, ai i ofroi para udhëheqësit të turnit në polici, pas çka është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion të policisë”, thonë mes tjerash nga MPB.

You may also like