Në PD ndodh një dorëheqje e rrallë, largohet pas 24 vitesh roja historik i selisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Partinë Demokratike, rrallë ndodhin dorëheqje dhe largime vullnetare, por, në këtë parti, ka ndodhur një dorëheqje e rrallë, ku roja i selisë, që e ka kryer këtë punë për 24 vjet, ka dhënë dorëheqjen.

Ky vendim i Pëllumb Matrakut, vjen para protestës së Sali Berishës në selinë e partisë, ku është paralajmëruar largimi i Lulzim Bashës dhe çlirimi i PD-së, godina e së cilës sot është blinduar dhe bunkerizuar në mënyrë të paprecedentë.

Matraku shkruan se nuk i pëlqejnë disa reagime të demokratëve dhe bën thirrje që demokratët të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën. I jam shumë mirënjohës. Sot bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, – shkruan roja, Pëllumb Matraku.

You may also like