Ne nuk jemi të pasur, unë jam i pasur

by admin
Spread the love

Basketbollisti legjendar, Shaquille O’Neal, ka thënë së fundmi se nuk dëshiron të ndajë pasurinë me fëmijët e tij, por u kërkon atyre të punojnë shumë për paratë dhe statusin e tyre.

49-vjeçari zotëron një pasuri prej 400 milionë dollarësh dhe tregon se u jep rregullisht fëmijëve të tij shuma më të vogla parash, por edhe se aty bën kufirin.

“Fëmijët e mi po rriten dhe janë të mërzitur nga fakti që unë nuk dua t’i ndaj paratë me ta. Ata nuk e kuptojnë pse është kështu”.

“Por, unë vazhdimisht ua shpjegoj atyre rregullisht: ‘Ne nuk jemi të pasur, unë jam i pasur’. Duhet t’i përfundoni fakultetet, të filloni bizneset tuaja dhe pastaj të mi prezantoni, në mënyrë që unë të vendos nëse dua t’ju jap para’”, ka theksuar O’Neal.

Ai shtoi se pret që fëmijët e tij të përfundojnë fakultetin, pavarësisht se çfarë janë duke bërë aktualisht.

“Unë kam gjashtë fëmijë dhe nuk do të doja t’ua jepja karrierën dhe paratë ‘në pëllëmbë të dorës’, dua që ata ta meritojnë këtë gjë”, ka deklaruar tutje legjenda.


You may also like