Në mbylljen e Kampionatit në Rusi (2018) i thanë: Largoje foton me shqiponjën! Era Istrefi: Qava shumë… – Shqip

by admin
Spread the love

Një nga momentet më kulminante të karrierës së Era Istrefit ishte kur zëri i saj u bë pjesë e himnit të Kampionatit Botëror “Fifa World Cup 2018”. Këngëtarja bashkëpunoi me dy yjet botërorë, Will Smith dhe Nicky Jam, në mbylljen e Kampionatit në Rusi. Asokohe, Era postoi në rrjetin social edhe një foto duke bërë shqiponjën,  foto të cilën iu desh ta fshinte, por veprimi i saj solli tepër reagime.

Era tregoi sot në “Më lër të flas” se ia kërkuan organizatorët e Fifa-s që ta fshinte foton pasi ishte cilësuar si lëvizje politike.

Hoqi foton me shqiponjën, Era Istrefi: Qava shumë…

“2 bilion shikues na kanë parë. Audienca ishte shumë e lartë. Puna ime është të dal në skenë për të kënduar, por ç’ka mi ka ndez ndjenjat shumë ka qenë suporti i shqiptarëve dhe kjo është përcjellë tek unë shumë. Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva dhe ishte moment i bukur shumë, por më thanë që duhet ta fshihja se është lëvizje politike. M’i lëndoj pak ndjenjat, me të thënë të drejtën, unë u lëndova pafund, u ndjeva e diskriminuar, qava, thashë pse s’mund të jem krenare! Çfarë kishte gabim, por u mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prapë”, tha Era.

You may also like