Në kulmin e vështirësisë merr flakë magazina e naftës në Kuba, miliona dollarë dëme

by admin
Spread the love

Magazina e naftës në Kuba ka marrë flakë, ndërsa deri  më tani ka humbur jetën një zjarrfikës dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Kjo situatë kërcënon rritjen e karburantit edhe më shumë, pasi vendasit e mbështesin ekonominë tek nafta.

Kuba mbështetet në terminalin Matanzas me 2.4 milionë fuçi, rreth (130 km) nga Havana, për shumicën e importeve dhe magazinimit të naftës së papërpunuar dhe të karburantit të rëndë.

Matanzas është terminali i vetëm i Kubës me aftësinë për të marrë cisterna të mëdha deri në 100,000 ton .

Ai shërben gjithashtu si një qendër për prodhimin vendas të naftës që do të përzihet për furnizimin e termocentraleve të vendit dhe për shpërndarjen e karburantit.

Tashmë flakët vijojnë të jenë aktive duke djegur plotësisht naftën, ndërsa rikuperimi zakonisht kërkon kohë dhe miliona dollarë riparime.

Për të parandaluar përhapjen në grumbullimet e tjera të naftës, sipas Reuters ekspertët thanë se po transportohen larg vatrës së zjarrit.


Top Channel

You may also like