Në kuadër të “Open Ballkan” pritet të nënshkruhen pesë marrëveshje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Është publikuar agjenda e plotë e takimeve të sotme në kuadër të “Open Ballkan”.

Sipas agjendës, në këto takime pritet të diskutohen dhe nënshkruhen pesë marrëveshje:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhjeje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore, atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohjen e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohjen e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunim Rajonal.

Konkluzionet e këtij takimi të “Open Balkan” do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, rreth orës 13:00 të së martës


You may also like