Në Klinikën Infektive në Shkup humb jetën një 17 vjeçare nga Covid-19

by admin
Spread the love

Humbë jetën një 17 vjeçare nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotshme pacietja e re në moshë nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19. Nga atje thonë se 17-vjeçarja ka qenë e diagnostifikuar me koronavirus dhe nuk ka qenë e vaksinuar, ndërkaq ka pasur sëmundje tjera shoqëruese, ndër ta edhe diabetin. Ajo më datë 18.10.2021 është pranuar për trajnim në Manastir, ndërsa më 19.10.2021 është trasferuar në Klinikën Infektive në Shkup.

 “Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake. Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative, pacienti ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë. /SHENJA/

You may also like