Në kërkim të talenteve kuqezi, testohen 40 lojtarë te Shqipëria U15

by admin
Spread the love

Stafi teknik i Kombëtares U-15 ka organizuar këtë të enjte një seleksionim me një grup lojtarësh të datëlindjes 2008, të cilët janë pjesë e kampionatit shqiptar.

Nën urdhrat e trajnerit Armand Dama janë vënë rreth 40 lojtarë, të cilët kanë qenë më parë pjesë e përfaqësueses shqiptare ose që kanë spikatur me ekipet dhe paraqitjen e tyre në kampionat.

Qëllimi i këtij seleksionimi, që u zhvillua në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz ishte për të testuar gjendjen aktuale të futbollistëve të vegjël dhe për të dalluar ndër ta elementët më cilësorë të cilët mund t’i vlejnë ekipeve kombëtare të moshave më të mëdha në të ardhmen.

Përveç ushtrimeve taktike dhe fizike, trajneri Dama e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli dhe për t’i parë këta elementë edhe në aksion.

Ekipi kombëtar U-15 ka zhvilluar disa seleksionime dhe grumbullime që nga fillimi i vitit, teksa në fillim të muajit maj mori pjesë edhe në turneun “Josip Katalinski Škija” në Bosnje-Hercegovinë.

Foto: fshf.org

You may also like