Në kërkim një shqiptar nga Kosova, kanë patur lidhje intime më parë – Shqip

by admin
Spread the love

Vrasja e një gruaje shtatzënë në Itali ka tronditur komunitetin në Spineda në zonën e Trevisos.

Vanessa Ballan 27 vjeç, shtatzënë me fëmijën e dytë, u godit disa herë me thikë në pragun e derës së shtëpisë së saj duke humbur jetën në vend.

Mediat italiane raportojnë se autor i dyshuar i vrasjes së saj është një shqiptar i Kosovës, Bujar F. 40 vjeç, banues në Altivole dhe që punon si shofer kamioni. Ai është shpallur në kërkim nga policia italiane.

Sipas shtypit vendas, Vanessa dhe Bujar F. kanë patur lidhje dashurie që kishte përfunduar në vitin 2022. Por ai nuk e pranonte ndarjen, edhe pse Vanessa është e martuar që prej vitit 2013 dhe ka një fëmijë 5-vjeçar dhe aktualisht priste fëmijën e dytë me bashkëshortin.

Bujar F., sipas mediave italiane, vazhdonte ta përndiqte dhe në muajin Tetor e kishte kërcënuar e shtantazhuar se do të publikonte në internet foto intime të tyre nga koha kur kishin një romancë dashurie.

Për këtë arsye, 27-vjeçarja e kishte denoncuar në polici. Karabinierët kishin kryer një kontroll në banesën e 40-vjeçarit, duke i sekuestruar kompjuterin dhe celularin.

Sipas policisë italiane që ka ndërtuar dinamikën e krimit, Vanessa e hapi derën e banesës së saj për shkak se e njihte të dyshuarin. Në pragun e derës, 40-vjeçari e dhunoi dhe e goditi mbi 7 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas krimit, ai u largua në këmbë dhe më pas përdori një kamion.

Ndërsa Venessa kishte rënë përtokë në derën e shtëpisë së saj e mbuluar nga gjaku. Ka qenë një fqinj që lajmëroi policinë. Ndërsa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në banesë në momentin e ngjarjes. As djali i vogël 5-vjeçar nuk ishte i pranishëm, pasi ka qenë në kopësht.

Vanessa Ballan njihej nga komuniteti në zonën ku banonte, pasi punonte në një supermarket. Njerëzit e kanë cilësuar atë si një vajzë të qetë, punëtore dhe të sjellshme.

/tvklan.al

You may also like