Ne investojmë në kushte më të mira jetese dhe mbrojtje të mjedisit jetësor – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, së bashku me kryetarin e komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, morën pjesë në fillimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e kanalizimit fekal në vendbanimin Straçincë të komunës së Gazi Babës.

Fillimi i zbatimit të projektit për ndërtimin e kanalizimit fekal në vendbanimin Straçincë në komunën e Gazi Babës është në kuadër të përpjekjeve tona për të investuar në infrastrukturën e nevojshme. Projekti është në vlerë prej 21 milionë denarë, mjete të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – tha ministri Nuredini, duke shtuar se ndërtimi përfundimtar i kanalizimit fekal dhe vendosja e sistemit modern për largimin e ujërave të zeza që lëshohen nga amvisëritë, zgjidh problemin e më shumë se një mijë qytetarëve nga vendbanimi Straçincë, duke u mundësuar kushte më të mira jetese, si dhe mbrojtje dhe përmirësim të mjedisit jetësor në këtë pjesë të komunës.

Pas një kërkese të parashtruar nga komuna e Gazi Babës dhe mjeteve të siguruara financiare për një prokurim publik shumëvjeçar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për financimin e ndërtimit të kanalizimit fekal në vendbanimin Straçincë i është afruar realizimit të fazes së dytë të projektit për të cilin është lidhur marrëveshje me Kompaninë për prodhim, tregti, ndërtim, transport dhe shërbime KOP INXHINIERI SHPKNJP import-eksport Shkup, si kontraktues i punimeve, me një periudhë zbatimi prej 12 muajsh. Mbikëqyrjen mbi ndërtimin e objektit në emër të Ministrisë do ta bëjë personi juridik Shoqëria për menaxhim të projekteve EOS E.E SHPK Shkup.

You may also like