Në Elbasan luhet për Europën, transferta delikate për Teutën dhe Laçin

by admin
Spread the love

Do të luhen sot tre ndeshje të javës së 24-t të kampionatit shqiptar të futbollit. Ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:45, aty ku do të përballen Kukësi dhe Vllaznia, në një sfidë që mund të vendosë shumë për luftën për në Kupat e Europës.

Të dyja skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh (38) dhe rezultati i kësaj sfide mund të vendosë se kush do të marrë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.

Në orën 13:45 luhen dy sfida të tjera shumë interesante. Egnatia në formë do të presë në shtëpi kampionët në fuqi të Teutës që nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira dhe kanë zbritur në zonën e ulët të renditjes.

Në Kamëz luhet një tjetër takim interesant. Kastrioti i rilindur kërkon pikë me peshë në luftën për mbijetesë përballë Laçit të vendit të dytë. Kurbinasit kanë lëshuar terren këto javët e fundit dhe tashmë diferenca me kryesuesit e Tiranës ka shkuar në 9 pikë. / Oversport.tv

You may also like