“Ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit”, Shkurte Gashi me dedikim për djalin – Shqip

by admin
Spread the love

10:35 | 21 Dhjetor 2021

Foto: Instagram

Sot ka festë në familjen e Shkurte Gashit.

Këngëtarja kosovare Shkurte Gashi ka nis ditën me një urim dhe dedikim të veçantë, shkruan lajmi.net.

Djali i saj Mali feston ditëlindjen e tij të parë ndaj dhe Shkurta nuk i kurseu fjalët më të bukura për të birin.

E martuar me Albert Limamin sot një vit morën epitetin prindër për herë të parë.

“Mali ynë sot feston ditëlindjen e parë!
Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër. Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë. Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty💙🍰Të duam shumë💎”, ka shkruar Shkurta.

Ndërkohë nuk mungoi as urimi nga Alberti i cili u shpreh i lumtur dhe i bekuar për Malin.

“Djali im sot feston ditëlindjen.

Sot 1 vit ishte dita më e lumtur e jetës sime.
Zoti na bekoi me ardhjen tënde në jetë më të dashurin tonë Malin.
Urime dt.i dashuri ynë , motivi i jetës sonë, Princi ynë.
Zoti të bekoftë me shëndet, fat të mirë, mbarësi në jetë dhe gjitha të mirat.
Babi dhe Mami të urojnë nga zemra të festofsh shumë vite bashkë me ne🎂🥂🎉🎊🎁 “, ka shkruar Alberti./Shqip/

You may also like