Në cilin stadium do të shkojë trofeu i Serie A? Interi dhe Milani ndajnë Legan

by admin
Spread the love

Të dielën më 22 maj do të akordohet titulli kampion në Itali. Një mes Milanit dhe Interit do të fitojë trofeun për sezonin 2021-2022. Zikaltrit do të kërkojnë parakalimin në frymën e fundit çka do të ishte e pabesueshme, ndërsa kuqezinjtë e dinë që me një barazim në shtëpinë e Sassuolos do të ishin kampionë për herë të parë që nga viti 20211.

Interi doli i dyti dhe Napoli i treti. Kjo mund të thotë se podiumi mund të jetë i njëjtë edhe këtë sezon. Inter-Sampdoria dhe Sassuolo-Milan do të luajnë të dyja të dielën në orën 18:00. Por problemi është që në fund të këtyre ndeshjeve do të akordohet trofeu. Por çfarë do të ndodhë?

Presidenti Casini dhe administratori Del Siervo do të ndahen nga njëri-tjetri për të përgatitur festën në dy stadiume.

Rreth orës 20:00 të ditës së diel do të mësohet kampioni i Italisë. Milani është favorit, por në jetë asgjë nuk është e sigurt. Liga e Serisë A do t’ia japë trofeun skuadrës fituese. Do të jenë dy kupa në të dyja stadiumet. Në “Mapei” të Reggio Emilias do të jetë Lorenzo Casini, ndërsa Luigi Del Siervo në Milano. Është një situatë që nuk ka ndodhur që nga sezoni 2009-2010 kur Roma dhe Interi luajtën për titullin deri në javën e fundit dhe triumfuan zikaltrit. /oversport.tv

You may also like