“Në atë dosje nuk është emri Ilir Rexhep Metaj”, kreu i Partisë së Lirisë për dosjet e Sigurimit: Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë për t’u arrestuar që sot

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur në lidhje me përmendjen e emrit të tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Meta ka deklaruar se dosjet janë manipuluar madje ka shtuar se anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë ata të cilët kanë kryer edhe falsifikimin e dosjes, për personat të lidhur me Sigurimin e Shtetit.

Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë për tu arrestuar që sot. Nuk mund të ketë kurrë një bashkëpunëtor me emër e mbiemër. Ka disa të dhëna për të qenë bashkëpunëtor.

Kjo është poshtërsia e anëtarëve aktualë të Autoritete të Dosjeve të cilët përdoren nga Edi Rama dhe ky i Bashkisë, që nxjerrin emrat të njerëzve të cilët kanë fëmijë sot, kanë jetën e tyre, nuk merren me politikë, vetëm e vetëm për të manipuluar dhe goditur politikisht Ilir Metës.

Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë për tu arrestuar që sot, shpresoj që Prokuroria ta bëjë së shpejti. Imagjinoi kur ata i bëjnë këtë falsifikime për Ilir Metën, sepse çdo gjë ka nisur me një e-mail nga SHBA, ku thoshte se një dorë e mistershme e ka shpëtuar. Por në fakt ajo dorë e mistershme është ajo që ka bërë gjithë këtë falsifikim.

Në atë dosje nuk është emri Ilir Rexhep Metaj. Autoriteti Dosjeve ka kryer veprimtari mafioze”, tha ai.

You may also like