Në arrest shtëpie, por prej 16 muajsh ish-zv.ministrja Rovena Voda, merr mbi 1 milion lekë rrogë, ja ku është punësuar pas shkarkimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndonëse prej gati gjashtë muajsh është në arrest shtëpie, ish-zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda, figuron të jetë e punësuar, madje përfiton edhe pagë mujore prej më shumë se 1 milion lekësh, kjo sipas databazës së pagave që u publikua online.

Voda u hetua nga S*PAK, për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas përgjimeve të prokurorisë rezultoi se; Voda kishte përfituar 2000 euro, një telefon të ri dhe një arkë me peshk për të ndikuar në punësimin e një shtetaseje në Ministrinë e Brendshme.

Por vetëm një muaj pasi kryeministir Edi Rama e shkarkoi, Voda u “rehatua” në një tjetër post, me një pagë prej 116,667 lekësh, apo 1 milion e 100 e 66 mijë të vjetra.

Prej gati 16 muajsh ajo mban pozicionin e koordinatores së projekteve që financohen nga qeveria dhe donatorë të huaj në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Në këtë post, Rovena Voda u emërua vetëm një muaj pas shkarkimit në korrik të 2020-ës me vendim të kryeministrit Edi Rama.

You may also like