Në administratë 73.5% të punësuar janë maqedonas, shqiptarët-20.35%

by admin
Spread the love




Sektori publik në Maqedoninë e Veriut i ka 132 mijë të punësuar, prej të cilëve 73.58% janë maqedonas, ndërsa 20.35% janë shqiptarë. Këtë e tregon Raporti për të punësuarit në sektorin publik i vitit 2021, të cilin sot e prezantoi ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informative, Admirim Aliti, raporton SHENJA.

Të tjerët janë turq (1.95%), romë (1.19%), serb (1.07%), boshnjak (0.49%) dhe vlleh (0.43%).

Krahasuar me vitin e kaluar, numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur për 905.

Por, Aliti thotë se në organet e administratës shtetërore të punësuar janë vetëm 15 302 dhe këtu ka ulje prej 643 të punësuar.

Më tepër të punësuar ka në sektorin e arsimit (33%), më pas në shëndtësi (19%), drejtori (13%), veprimtari komunale (9%), mbrojtje për fëmijë dhe politikë sociale (7%).

Sipas Raportit, në sektorin publik të punësuar më tepër janë gra (55.3%), se sa meshkuj (44.37%).

Mosha mesatare e të punësuarve në sektorin publik është 46 vjet. /SHENJA/


You may also like