Në 14 zona urbane dhe rurale, përfundon karvani i vaksinimit

by admin
Spread the love




Sot mbaroi karvani i vaksinimit i cili ishte i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe u mbështet nga OBSH, USAID dhe UNICEF.
Ky organizim filloi më 21 mars në Shuto Orizarë dhe përfshiu 14 komuna të vendit. Pas vizitës së gjithsej 14 zonave urbane dhe rurale, destiancioni i fundit i karvanit të vaksinimit kundër Kovid-19 ishte Struga.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gati 41.2 për qind e popullsisë së përgjithshme në vend është vaksinuar me dy doza dhe me ndihmën e karvanit, është rritur mbi 11 për qind numri mesatar ditor i të vaksinuarve. /SHENJA/


You may also like