Ndryshoi agjent, anësori i Bayern Munich zhgënjen Barcelonën

by admin
Spread the love

Leroy Sane do të qëndrojë pjesë e Bayern Munich përtej qershorit të vitit 2025, atëherë kur edhe i skadon kontrata me bavarezët.

30-vjeçari ishte në fokusin e Barcelonës për merkaton e verës, megjithatë ndryshimi i agjentit, bën që të ndryshojë edhe strategjia rreth së ardhmes së sulmuesit anësor.

Vetë 28-vjeçari është i lumtur me skuadrën dhe jetën në Munich, ndaj nuk mendon për të ndryshuar ambient në të ardhmen e afërt ndërsa pritet rinovimi me rekordmenët e futbollit gjerman. Këtë sezon, Sane është aktivizuar në 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Bayern Munich duke shënuar nëntë gola si dhe duke asistuar në 12 raste.


Top Channel

You may also like