​Ndryshimi radikal muskular i Mesut Ozil

by admin
Spread the love

Mesut Özil, një ish-futbollist 35-vjeçar që luajti për Real Madridin nga viti 2010 deri në 2013, është duke pësuar transformim radikal fizik nën mbikëqyrjen e trajnerit personal Alper Aksaç.

Përmes rrjeteve sociale, Ozil dhe trajneri i tij kanë ndarë foto nga palestra duke treguar kështu zhvillimin muskular që ka pësuar ish-reprezentuesi i Gjermanisë, madje me shaka komentues të shumë kanë shkruar se Ozil mund të përballet në ring me boksierin britanik Antony Joshua.

“A është gati të bashkohet me ËËE?. Özil dëshiron të luftojë me Anthony Joshua. Mesa duket Mesut Özil po tenton të bashkohet me ushtrinë turke” janë disa nga komentet që përdoruesit e internetit i kushtuan videos së Mesut Özil duke treguar bicepsin dhe tricepsin e tij duke u stërvitur me pesha 50 kilogramë.

Së fundmi edhe Cristiano Ronaldo e ka uruar Özil për transformimin e tij fizik : “Vëlla, nuk është keq”.

Mesut Özil, i cili doli në pension në mars 2023 në moshën 34 vjeçare pasi luajti për Schalke 04, Ëerder Bremen, Arsenal, Fenerbahçe dhe Baakehir, nuk heziton të ndajë seancat e tij stërvitore, në të cilat tregon masën muskulore.

You may also like