Ndryshimet kushtetuese, Xhaferi: Është mision i mundur

by admin
Spread the love

Ndryshimet kushtetuese janë mision i mundur. Në radhë të parë duhet të jenë interesat e shtetit dhe të qytetarëve, theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një intervistë për TVM. Për Xhaferin janë të papranueshme pohimet e liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, se teksti është i paarsyeshëm dhe se ndryshimet e Kushtetutës kërcënojnë interesat kombëtare. I pyetur se a mund të priten zgjedhje të parakohshme duke pasur parasysh faktin se Qeveria nuk ka siguruar dy të tretat e votave dhe se VMRO-ja potencon se tani është koha vetëm pë konsensus për zgjedhje të parakohshme. Xhaferi potencon se opozita duhet të inicon procedurë për shpërbërjen e parlamentit, nëse i ka numrat dhe jo vetëm të kërkojë deklaritivisht një gjë të tillë.

“Nëse qëllimi është të ketë zgjedhje të parakohshme edhe për këtë ka procedurë, urdhëroni parashtroni propozim për shpërndarjen e Kuvendit dhe nëse ka 61 vota për zgjedhje të parakohshme, atëherë duhet të shpërbëhet Parlamenti dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kjo është kategori kushtetuse. Prandaj, prioritet duhet t’i jepet obligimeve që kemi për të ardhmen dhe jo përzgjedhje të parakohshme.”, – deklaroi kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

You may also like