Ndryshimet kushtetuese në fokus të takimeve të Osmanit me Gir, Jan Kop dhe Erik Mejer

by admin
Spread the love

Aktualitetet politike në vend, me theks të veçantë në rrethanat në të cilat po zhvillohet debati publik për ndryshimet kushtetuese të propozuara dhe përpjekjet e Qeverisë për të siguruar vazhdimësinë e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian pa ndërprerje, ishin në fokus të takimeve të cilat i kishte shefi i diplomacisë, Bujar Osmani me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, ambasadorin e Holandës, Dirk Jan Kop dhe me zëvendësshefin e Misionit në Ambasadën e ShBA-së në Shkup, Erik Mejer.

“Kemi mundësi të shkëlqyer, mund të thuhet unike për të siguruar të ardhme të denjë evropiane për qytetarët tanë, gjë që njeherit është qëllim strategjik dhe përcaktim i shtetit dhe institucioneve tona, por edhe vullnet i qartë dhe i pa hamendshëm i qytetarëve tanë. Kësaj radhe çelësi është te ne dhe me mirënjohje të veçantë shikojmë mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët vërtetë dhanë garanci të rëndësishme duke e mbështetur vendin në këtë proces”, theksoi Osmani.

Në ndërkohë, shtoi Osmani, shteti vazhdon të punojë për reformat e brendshme dhe harmonizimin e suksesshëm të legjislacionit me të drejtën e Bashkimit Evropian, të konfirmuar edhe në raportet e Komisionit Evropian.

Në takime, siç bëri të ditur MPJ, u diskutuan edhe tema me karakter rajonal, veçanërisht në kontekst të integrimit evropian të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Sfidat aktuale të sigurisë si dhe ato gjeopolitike, nevoja për proces afatgjatë dhe efikas të reformave te të gjitha vendet e rajonit, nevojat ende aktuale për pajtim dhe mbyllje të çështjeve të hapura bilaterale i rëndojnë marrëdhëniet në rajon dhe perspektiva evropiane duhet ta ruajë fuqinë transformuese të Ballkanit”, theksoi Osmani.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like