Ndryshimet kushtetuese – është koha të ulemi VMRO-DPMNE-në – Shqip

by admin
Spread the love

Shumica e re qeveritare – hapa të nevojshëm drejt rrugëtimit evropian

Është koha të ulemi me VMRO-DPMNE-në për të biseduar rreth ndryshimeve kushtetuese dhe përse paraqet problem futja e Bullgarëve në Kushtetutë. Kështu, sic njofton KlanM, ka deklaruar Zv/Kryeministëri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, për Radion Maqedonase.

“Nëse duhet publikisht ose larg syve të opinion, duhet të nis debati thelbësor. Nëse hyjmë në këtë diskutim, besoj se do të mbërrijmë tek argumentet e kuptueshme, se me të vërtetë është tragjike ta bllokojmë vendin tonë në rrugën drejt BE-së, për shkak të kësaj çështjeje”, deklaroi zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq.

Duke u prononcuar për rikonstruimin e Qeverisë, Mariçiq, siç percjell KlanM, ka theksuar se qëllimi është të përforcohet shumica qeveritare, të stabilizohet vendi në rrafshin ekonomik dhe të bëhen hapat e nevojshëm për vazhdimin e rrugës eurointegruese.

“Me të vërtetë është shumë e rëndësishme që të gjitha partitë që janë për që RMV-ja shpejt të bëhet anëtare e BE-së të dalin në këtë anë dhe t`i mbështesin reformat por edhe ndryshimet kushtetuese që automatikisht do të na çojnë në fazën tjetër”, tha Mariçiq.

Raportet Shkup-Sofje më shumë se dy vite janë të tensionuara, pasi Sofja më 2019 nisi me bllokimin e eurointegrimeve të Maqedonisë. Bllokimi pjesërisht u tejkalua gjatë verës së kaluar me nisjen e negociatave me Brukselin, por Bullgaria hapjen e kapitujve e kushtëzon me futjen e Bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia

You may also like