Ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për sulmin terrorist në veri, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku nga grupi i armatosur serbë.

Osmani në një intervistë për La Repubblika ka thënë se me provat e pakundërshtueshme që posedojnë Serbia më 24 shtator ka kryer akt agresioni, teksa ka shtuar se e njëjta po përgatitet të kryejë një tjetër sulm, duke dërguar ushtrinë afër kufirit.

Krejt këtë Osmani e quajti të paprecedentë dhe “ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit”.

“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 shtator dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, ka deklaruar presidentja.

Tutje, ajo ka deklaruar se me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë.

You may also like