Ndotja e ajrit, Shilegov: Nuk zgjidhen problemet 30-40 vjeçare për një mandat

by admin
Spread the love

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov, duke folur për ndotjen e ajrit ka thënë se problemet e krijuara 30-40 vjeçare nuk mund të zgjidhen për një madat katërvjeçar.

“Shkupi deri në vitin 2017 ishte një nga qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë dhe Botë. Tri vite me radhë ne kemi rënie të ndotjes së ajrit. Nuk e them unë këtë. Këtë e tregojnë analizat. Ne sezonin e kaluar nuk u regjistrua asnjë ditë e ndotur, në të cilën duhej të merreshin masa. Ne kemi punuar 40 masa të ndryshme në mandatin e kaluar dhe kjo luftë ende vazhdon. Nuk ekziston zgjidhje që mund të zgjidhë ndotjen me një lëvizje. Ne nuk mundemi që problemet 30-40 vjeçare që t’i zgjidhim për një mandat katërvjeçar”, deklaroi Shilegov. /SHENJA/

You may also like