“Ndodhi për herë të parë”, Berisha zbulon arsyen: Ja pse e shpalla armik Edi Ramën

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar se pse e shpalli armik kryeministrin Edi Rama gjatë protestës që zhvilloi më 7 korrik.

Berisha tha se Rama është shkelmues i votës dhe se nuk respekton asnjë marrëveshje.

Sipas Berishës, Rama është një demon pushteti pasi ka përdorur të gjithë forcën e tij për të fituar zgjedhjet.

Sali Berisha: Unë 2 mbaj mend më të mëdhatë. Të dytën Nano ik dhe këtë. Këto të dyjat janë më të mëdhatë në jetën time. Shumë njerëz më thanë që ishin tek bashkia dhe më thonin që më dëgjonin. Kjo është o më e madhja, ose një prej dy më të mëdhatë. Kjo tejkaloi çdo lloj parashikimi. Kishte një specifikë tjetër shumë pozitive siç më thanë shumica e njerëzve, dominonin të rinjtë. Smund të kishte asnjë qëllim tjetër veç Edi Ramës. Unë e shpall kundërshtarin tim për herë të parë armik. Pse armik.

Dy arsye, vota e para. Ky njeri, ka ardhur në pushtet opa i vendosur askush asnjë strekëmbësh, ka fituar një palë zgjedhje, është thënë se kryeministri ka zbatuar vendimin e tij. Ka një vendim që përjashton shtetin nga partia në zgjedhje. Nuk ka kriter më themelor se sa ky kriter. Nëse kryeministri nuk do të dorëzojë pushtetin, ai mobilizon shtetin, financat dhe një parti ku nuk ka as një të pestën e këtyre pushteteve, nuk mund të fitojë. Është demon pushteti. Rama e faktoi këtë. U përdor gjerësisht shteti në zgjedhje. Përdori patronazhistët, përdori gjakun, vrasja në Elbasan. Liria fillon me votën dhe fjalën.

Nëse tregon një marrëveshje që ka respektuar Edi Rama, hajde më thoni. Marrëveshjet kur bëhen mes opozitës dhe pushtetit, pushtetit i bie barra për t’i zbatuar. Unë ia kam zbatuar marrëveshjet. Armik do të thotë ai që nuk të lejon të votosh. Në mënyrë absolute nuk do prekë më votën e shqiptarëve. Unë i them provoje.

You may also like