Ndodh edhe në Kupën e Botës, ikin dritat në ndeshjen Brazil-Zvicër!

by admin
Spread the love

Ikin dritat edhe në Katar! Ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës është ndaluar për pak sekonda, pasi në stadiumin 974 në Doha kishte mungesë të energjisë elektrike.

27′ Vjen kërcënimi i parë brazilian në portën e zvicerianëve, Vinicius Junior shpërdoron një mundësi të artë teksa portieri Sommer bën detyrën

Brazili në kërkim të fitores së dytë në Grupin G teksa kombëtarja Selecao përballet me Zvicrën. Edhe Helvetët nga ana e tyre vijnë me tre pikë dhe synojnë një paraqitje pozitive ndaj Brazilit favorit për triumfin final në Botërorin e Katarit. Trajneri Tite vuan mungesën e Neymar të dëmtuar ndaj Serbisë teksa dy janë ndryshimet në formacionin e brazilianëve.

Danilo është uulur në stol dhe në vendin e tij aktivizohet Militao në krahun e djathtë, ndërsa Fred rreshtohet në mesfushë përkrah Casemiros.

Në sulm, dyshja Richarlison e Paqueta. Ndërkohë, në kampin zvicerian, Xherdan Shaqiri është ulur në stol ndërsa titullar është kapiteni Granit Xhaka. Në sulm, luan dyshja Vargas-Embolo.


Top Channel

You may also like