Ndjekësit vërshuan në kritika në videon e tij me Beatrix por a reagoi Alban Ramosaj?

by admin
Spread the love

Pas hyrjes së Beatrix në “Big Brother VIP”, Alban Ramosaj postoi një video në Instagram ku shfaqet me Beatrix pak minuta para se ajo t’i bashkohej reality-showt.

Edhe në video ajo shihet e përlotur dhe shprehet se do e marrë malli duke treguar se është e ndjeshme dhe e lidhur me familjen, dhe se nuk e bën për lojë.

Kjo konfirmohet edhe nga Albani që shkruan se familja e tyre e vogël ka marrëdhënie shumë të ngushtë dhe se kanë kaluar shumë gjëra të vështira që nuk i di askush.

E këto ditë që Beatrix është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të historisë me Donaldin, ndjekësit janë kujtuar për këtë video dhe kanë shpërthyer në ofendime për këngëtaren. Mirëpo, Albani nuk ka qëndruar indiferent pasi ka vendosur të bllokojë komentet në një video.

Në këtë mënyrë, Albani i është kundërpërgjigjur negativitetit dhe ka shmangur përballjen me persona që do të ‘suleshin’ në këtë postim për të lënë mendimin e tyre mbi të motrën. Drejtpërdrejtë mbi këtë situatë Albani nuk ka reaguar ende dhe nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale.


You may also like