Ndizet derbi i Romës, tifozët “avullojnë” biletat

by admin
Spread the love

Do të jetë një javë emocionuese në Serie A ku përveç faktit që tashmë ndeshjet janë kthyer në një finale për titullin kampion dhe mbijetesën, do të luhet edhe derbi i Romës. Roma dhe Lazio do të përplasin “brirët” në atë që konsiderohet si një nga derbet më të luftuara në Europë.

Të njëjtën ndjesi kanë edhe tifozët e të dyja ekipeve. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, biletat për ndeshjen pothuajse janë shitur të gjitha. Pra do të kemi një Olimpico “sold out” (75% e kapacitetit pasi vazhdon ende në fuqi urdhëri qeveritar).

Vetë Roma ka komunikuar që të gjitha biletat për tifozët e saj kanë përfunduar përveç disa biletave në zonën vip të stadiumit. Do të jenë rreth 50 mijë tifozë në stadium, ndërsa sfida do të luhet të dielën në orën 18:00. Një ndeshje kjo që do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport 1. /oversport.tv

You may also like