Ndihmuan në shitjen e naftës iraniane. SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj firmave kineze dhe të Emirateve

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të hënën sanksione ndaj firmave kineze dhe të tjera, për të cilat është thënë se ndihmuan në shitjen e dhjetëra miliona dollarëve në naftë dhe produkte petrokimike iraniane në Azinë Lindore, shkroi të martën Reuters.

Thesari i SHBA-së dhe Departamenti amerikan i Shtetit vendosën sanksione ndaj gjithsej gjashtë kompanive, katër me bazë në Hong Kong, një në Singapor dhe një në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Thesari akuzoi Persian Gulf Petrochemical Industry Commercial Co. (PGPICC), një nga ndërmjetësit më të mëdhenj petrokimikë të Iranit, për përdorimin e firmave për të lehtësuar shitjen e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane në Azinë Lindore.

Në shënjestër ishte edhe Blue Cactus Heavy Equipment and Machinery Parts Spare Trading LLC me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të cilën u tha se ndihmoi në shitjen e miliona dollarëve të produkteve të naftës me origjinë iraniane Triliance Petrochemical Co. Ltd. me bazë në Hong Kong, e cila është sanksionuar më parë nga SHBA-ja.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2021, presidenti i SHBA-së Joe Biden nuk ka dashur të sanksionojë subjektet kineze të angazhuara në tregtinë e naftës me Iranin për shkak të shpresave për të siguruar një marrëveshje për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndjekin rrugën e diplomacisë për të arritur një kthim të ndërsjellë në zbatimin e plotë të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit”, ka deklaruar nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.

Rruga Press

You may also like