Ndihmat në Gaza futen me ritme të ngadalta. OKB: Bota po dështon

by admin
Spread the love

Nënsekretari i OKB-së për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths, ka paralajmëruar se ndihmat humanitare në Gaza po ecin me ritme shumë të ngadalta.

Sipas tij, bota po dështon në përmbushjen dhe garantimin e të drejtave për të prekurit nga lufta në Gaza.

“Bombardimet e rënda në Gaza vazhdojnë të përkeqësohen, edhe në zonat që supozohet se janë më të sigurta. Rregullat e luftës janë të qarta”, u shpreh Martin Griffiths.

Ai shtoi se civilët që kanë mbetur të bllokuar në Rripin e Gazës duhet të mbrohen dhe të kenë shërbimet thelbësore për të mbijetuar.

Ndërkaq, agjencia e OKB-së për Palestinën bëri me dije se sot gjeti më shumë karburant, por qëndron frika se furnizimet janë duke u mbaruar në të gjithë Gazën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës më shumë se 7.000 palestinezë kanë mbetur të vrarë, 2.665 prej tyre fëmijë.


Top Channel

You may also like