Ndihem e lumtur dhe me fat. Të dashurin e putha 6 muaj pasi e njoha

by admin
Spread the love

Beniada Nishani, modelja e njohur shqiptare, tashmë edhe moderatore në disa emisione të ndryshme ka pranuar sot për herë të parë që është e dashuruar. E ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, Beniada deklaroi se ndihet shumë e lumtur dhe me fat.

“Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”- tregoi Beniada Nishani.

Më tej, modelja u tregua e rezervuar për të zbuluar partnerin, por nënvizoi se ka gjetur një person që i kupton asaj karakterin edhe kur nuk flet.

“Gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri, u shpreh moderatorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 1”, duke rrëfyer se puthja e parë mes saj dhe të dashurit ndodhi gjashtë muaj pas njohjes.

Kujtojmë që prej kohësh, emri i të dashurit të Beniadës është lidhur ngushtë me Arbër Hajdarin. Kjo pasi aludohet se Beniada po jeton një histori dashurie me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbrit.

You may also like