NDI mbyll Javën e Gruas me moton “Në mbrojtje të demokracisë”

by admin
Spread the love

Rreth 120 gra nga të gjitha komunitetet në Kosovë kanë marrë pjesë në konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas, e cila u organizua nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), në mbështetje të Kuvendit të Kosovës.

Motoja e konferencës ishte “Në mbrojtje të demokracisë”, ndërsa u fol edhe për rolin e Kuvendit në sigurimin dhe mbrojtjen e gjithëpërfshirjes politike në qeverisjen e mirë.

Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI-së në Kosovë, tha se demokracia në mbarë botën është vënë në rrezik.

“16 vitet e fundit kemi pasur më pak demokraci në botë dhe kjo po vazhdon të bjerë çdo vit. Një fakt tjetër është se demokracia do të vijë plotësisht, vetëm kur gratë dhe burrat do ta dëgjojnë njëri-tjetrin”.

“Tema e sotme është që të mbrojmë fjalën e lirë dhe demokracia varet nga qasja e drejtë dhe duhet që qytetarët t’i informojmë më qartë se demokracia është duke funksionuar mirë, ndonëse është duke u goditur rëndë në botë”, tha ajo.

U.d. drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Karry Monaghan-Hogler, mendon se në Kosovë është ngritur vetëdija për të drejtat dhe gjithëpërfshirjen e grave.

“Para 20 vitesh pata filluar të punoj në Kosovë dhe dihet që nga ajo kohë, Kosova ka bërë progres, si në zgjedhje të lira, zhvillimi i shoqërisë civile, sektori privat është shumë i zhvilluar. Kemi gra që mbajnë pozita të mira në Kosovë, që janë zhvilluar falë demokracisë së lirë”, u shpreh ajo.

“Është inspriruese për progresin që e keni bërë në Kosovë. Kruciale është që të punojmë për t’i thyer barrierat që gratë të jenë lidere të ardhshme në vendin tuaj”, tha tutje ajo.

E përmes një lidhje nga Skype, Dina Titus, tha se foli për sfidat gjatë karrierës së saj në Kongresin amerikan.

You may also like