Ndeshjet e Superiores/ Partizani shkon në Rrogozhinë, Tirana përballet me Kukësin

by admin
Spread the love

Këtë fundjavë zhvillohet java e 10-të e Abissnet Superiores. Kryesuesit aktual të saj të Partizanit do të duhet të përballen me Egnatian ditën e diel në stadiumin e rrogozhinasve “Enatia Arena”. 

Në prag të kësaj ndeshjeje trajneri italian i të kuqve është shprehur i matur për këtë takim edhe pse bëhet fjalë për një nga skuadrat e mesit të renditjes.

“Është një kampionat i ekuilibruar, skuadrat janë shumë të organizuara. Kur luajnë me Partizanin japin 100% e tyre për të marrë rezultatin pozitiv. Egnatia është një nga skuadrat që më ka pëlqyer më shumë, por nuk kam ndonjë formulë të veçantë për të fituar ndeshjen. Një trajner futbolli e bën punën njësoj si çdo njeri tjetër. Ne përpiqemi që të punojmë me shumë intensitet nga java në javë”, tha Giovani Colela.

Ndërkohë Tirana, kampionia në fuqi vjen në këtë javë në një tjetër përballje të rëndësishme, atë ndaj Kukësit, disa ditë nga humbja me Erzenin që ka pasur një ndikim psikologjik në ekip.

“Kjo është ndeshja e parë e fazës së dytë pra janë luajtur 9 ndeshje. Skuadra ka filluar të njohin njëri tjetrin dhe çdo skuadër ka pritshmëritë e veta dhe pritshmëritë tona mund t’i kishim disi më mirë duke iu referuar këtyre 2-3 ndeshjeve të fundit por do të mundohemi që këtë fazë të dytë ta nisim me maksimumin e pikëve”.

Këto dy ndeshjet e kryeqytetaseve do të mbyllin edhe javën e parë të fazës së dytë të Abissnet Superiores me takimet në Rrogozhinë dhe bardheblutë në kryeqytet në stadiumin e tyre Selman Stërmasi përball një prej skuadrave që konsiderohet gjithmonë pretendente për vendet e para si verilindorët kuksian.


Top Channel

You may also like